Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur brenda mjetit të tij në qytetin e Durrësit. Paraprakisht policia njofton se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që dyshohet për vdekje natyrale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.