E rëndë në Greqi, ishte duke ndihmuar të atin, 15-vjeçari bie nga tarraca e katit të pestë, vdes në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj këtë të shtunë.

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po ndihmonte babanë e tij për të bërë disa punime në soletën e pallatit ku jetonin.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Aleksandhrupolis. Siç raportojnë mediat greke, adoleshenti ra nga tarraca e katit të pestë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori, 15-vjeçari dha frymën e fundit në spitalin e Aleksandhrupolis.

Ngjarja ka ndodhur teksa 15-vjeçari po punonte me të atin në tarracën e pallatit pesëkatësh, ku ndodhet apartamenti familjes. Për një arsye ende të panjohur, ai humbi ekuilibrin dhe ra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu