Të shtëna me armë zjarri në SHBA, të paktën tre të vdekur! Pas ekzekutimit autori grabit një qytetar, vijon të jetë ende në arrati

0

Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në Pensilvani të SHBA-së gjatë kësaj shtune.

“Ne po hetojmë një vrasjen që ndodhi në qytezë këtë mëngjes. Tre persona u vranë në dy rezidenca të ndryshme”, deklaroi për CNN kryetari i bordit të mbikëqyrësve të qytetit, Jeff Dence.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si autori i ngjarjes, ai është 26-vjeçari Andre Gordon.

Pas të shtënave fatale, i dyshuari grabiti një qytetar në një zonë tjetër, duke i marrë makinën.

“Besohet se Gordon i njihte të gjitha viktimat (përveç viktimës së grabitjes së makinave). Gordon besohet të jetë aktualisht i pastrehë dhe ka lidhje me zonën e Trenton, New Jersey”, tha policia e qytetit në një deklaratë.

Ndër të tjera autoritetet kanë njoftuar se i riu mbetet ende në arrati dhe rrezikshmëria është e lartë.

“Autori është i armatosur dhe i rrezikshëm, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Ne po hetojmë me ndihmën e zyrës së prokurorit të qarkut dhe FBI. Ai është i dobët, mban të veshur xhup të errët me kapuç. Ndër të tjera mban me vete një pushkë, por mendohet se ka armë tjetër me vete“, deklaruan ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu