E rëndë në Greqi, shqiptari rrëmben bashkëshorten, abuzon me të seksualisht dhe e lë të shkojë

0

Policia në Greqi është duke kërkuar nëpër të gjithë Peloponezin për të gjetur një shqiptar që dyshohet se i ka torturuar bashkëshorten e tij greke. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, autori i dyshuar e rrëmbeu 28-vjeçaren greke e më pas abuzoi më të seksualisht.

Shqiptari kishte parkuar automjetin jashtë banesës së bashkëshortes në Almyri Corinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe e ka future në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë.

Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint , ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte. E tmerruar, 28-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe që prej atëherë policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu