E rëndë në Korçë, 68-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i dytë dhe humb jetën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 68-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe ka gjetur vdekjen.

Mësohet se gruaja ka humbur jetën në vend. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu