Prangoset në Holandë Eljo Bitri, kush është elbasanlliu “kokë e krimit” që u zbulua nga Dumani, i kërkuar për vrasje dhe në Belgjikë

0

Eljo Bitri, një person i skeduar nga autoritetet shqiptare dhe i marrë në pyetje për disa ngajrje të rënda në Elbasan, është prangosur në Holandë. Policia bën me dije se në bashkëpunim me autoritetet atje, Bitri ëhstë ndaluar me identitet të rremë dhe pistoletë.

“Në vijim të punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët holandezë, në kuadër të operacionit “Leiden”, u kap nga Policia holandeze shtetasi:

Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Ky shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër. Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi. 

Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, Shqipëri.

Eljo Bitri akuzohet për një seri ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit. Ai dyshohet po ashtu edhe për goditjen e Çapajve në 2018-ën. Një vit më parë, dyshohet se pas atentateve ku ishte përfshirë i vëllai, u ekzekutua në Elbasan Lulzim Bitri dhe shoku i tij Ardian Çollaku.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu