Artur Qokaj 24 vjeç është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. I riu i lindur në Tropojë ka tentuar të përdhunojë të motrën.
Qokaj ka katër motra, teksa dyshohet se ka dashur të përdhunojë motrën vetëm një vit më të madhe të datëlindjes 1999, I.Qokaj 25 vjeç.
Ai e ka dhunuar e më pas ka tentuar ta përdhunojë. Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun të kryejë një vepër të tillë.
NJOFTIMI
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasi 24 vjeç, A.Q pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.”