E rëndë në shtetin fqinj/ Nëna 33 vjeçare dhunoi brutalisht djalin 6 vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në një komunitet të Lamias të Greqisë, ku një nënë ka rrahur brutalisht djalin e saj të vogël. Mediat e huaja raportojnë se nëna 33-vjeçare ka dhunuar fizikisht djalin e vogël 6-vjeçar deri në atë pikë sa fëmija të përfundojë në spital.

Fëmija u dërgua në spitalin Lamia, ndërsa mjekët gjykuan transferimin e tij në spitalin e fëmijëve “Agia Sofia“ në Athinë për ndjekje më të mirë, pasi ai kishte të nxira në të gjithë fytyrën dhe kokën në përgjithësi.

Sipas raportimit familja duket se kishte probleme , por deri më sot asgjë kaq serioze nuk kishte ndodhur.

Nëna u arrestua për ngjarjen e rëndë familjare dhe situata pritet të rivlerësohet menjëherë, pasi fëmijët e tjerë po rriten në të njëjtën shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu