E rëndë në Spanjë! Vritet një shqiptar, braktiset para derës së spitalit. Dyshohet për…

0

Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët e dyshuar e kanë braktisur pranë një spitali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ku fillimisht shqiptari ishte i plagosur me armë në kokë, por më pas ndërroi jetë pasi plagët ishin tepër të rënda.

Mediat spanjolle raportojnë se një nga autorët e dyshuar është vetëdorëzuar në polici, ndërsa theksohet se viktima nuk është identifikuar ende, pasi nuk kishte asnjë mjet identifikimi. Sipas autoriteteve spanjolle, nuk dihet ende se çfarë roli ka pasur i arrestuari.

Autoritetet dyshojnë se kjo vrasja mund të lidhet me trafikun e drogës, pasi në Katalonjë eksportohen sasi të mëdha droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu