Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 55-vjeçar ka ndërrua jetë.
Mësohet se 55-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij, duke vdekur në vend. Sipas policisë, viktima është një shtetas italian, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e detyruan drejt aktit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.