E rëndë në Vlorë/ Ra nga vendi ku ishte duke punuar, humb jetën 60-vjeçari

0

Një punëtor 60-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallatit.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.P., ka qenë duke punuar në pallat në fazë ndërtimi dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu