Vritet brutalisht i riu shqiptar në Suedi, u masakrua me 25 goditje me thikë teksa u fut për të ndarë një sherr në diskotekë

0

Lauren Spaho 20 vjeç u qëllua 25 herë me thikë nga disa arabë pasi ndërhyri për të ndarë një sherr në një disko në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 maj 20-vjeçari nga Korça ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe.

Në disko ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë. Por familja e të ndjerit e ka të pamundur marrjen e trupit.

Ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga masakra, familja e 20-vjeçarit po has vështirësi për marrjen e trupit të djalit të tyre dhe sjelljen në Shqipëri.

Familja e të riut pretendon se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë, që të marrin trupin e djalit të tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu