E rëndë! Një i ri tenton t’i japë fund vetes para bashkisë

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fushë Arrëz. Tonin Lleshi ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në mjediset e bashkisë. Mësohet se i riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë.

Pasi u informua për situatën, kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, ndërsa theksoi se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Për ngjarjen në fjalë ka ndërhyrë edhe policia, ndërsa pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që tenton të ndërmarrë akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu