E rëndë/ Pas sherrit me nënën, 46-vjeçari vë armën e gjahut në fyt dhe vret veten

0

Një tragjedi e rëndë familjare ka ndodhur në Kavilia të Greqisë. Pas një përleshje me nënën e tij 72-vjeçare, 46-vjeçari i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje me armë gjahu.

Sipas mediave greke, ngjarja tragjike ndodhi sapo policia u afrua në kryqëzimin e rrugës Thorikou dhe Agiou Petros në Kalivia.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar debatin e rëndë mes tij dhe nënës, por në momentin kur ka mësuar se policia po shkonte në shtëpinë e tyre, burri zgjodhi të largohej dhe vuri armën në nofull duke kryer aktin tragjik.

Zona është rrethuar dhe policia po heton për të mësuar detaje rreth vetëvrasjes.