E rëndë/ Rrëzohet avioni me pasagjerë, humbin jetën 3 persona

0

Një avion i vogël u rrëzua pranë fshatit Mokry Haj në Sllovakinë perëndimore pasditen e sotme duke lënë të vdekur 3 persona.

Sipas medieve të huaja, aeroplani me katër vende ishte regjistruar në Republikën Çeke fqinje dhe po fluturonte nga atje kur u rrëzua në 0840 GMT pranë kufirit çek.

“Tre persona u gjetën nga anëtarët e Shërbimit të Zjarrit dhe Shpëtimit pa shenja jete”, tha një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit, Lena Kostalova, për AFP.

 

Aksidenti ndodhi rreth 100 kilometra (62 milje) nga kryeqyteti sllovak Bratislavë.

 

“Pas rrëzimit, aeroplani shpërtheu në flakë. Aksidenti mori tre viktima dhe ndoshta njëri ishte nga Republika Çeke”, tha forca rajonale e policisë në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu