Ja avioni me afganë që pritet të mbërrijë në Rinas

0

150 shtetasit e radhës nga Afganistani që do të strehohen në Shqipëri pritet të mbërrijnë në vendin tonë këtë të premte në orën 23:00.

Një tjetër grup pritet të mbërrijë rreth orës 01:00 pas mesnate. Këta shtetas do të strehohen fillimisht në konviktet e ‘Qytet Studentit’  dhe më pas pritet të akomodohen në hotele.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe nga Ambasadorja Yuri Kim.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në vendin tonë shtetasit e parë afganë që do të strehohen në Shqipëri për të paktën një vit.

Ata u pritën në Rinas nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, me këtë të fundit që falenderoi Shqipërinë për pmikpritjen e treguar.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka,” mesohet nga Ministria e Jashtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu