Një shqiptar është vrarë në Itali mbrëmjen e së enjtes pas një konflikti me fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin San Polo të Arezzos.
Sipas mediave italiane, viktima është 57 vjeç me origjinë nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ai u qëllua me pushkë nga fqinji i tij 53-vjeçar.
Sa i përket rrethanave të ngjarjes, shqiptari dëmtoi me eskavator 4 makina të përkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë me kovën e eskavatorit muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme komshiut të tij.
Ky i fundit, në rrethana të tilla, mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të 57-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur.