SHKODËR- Një 12-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shkodër pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës.
Xhaxha e nip kanë qenë duke luajtur në momentin që është shkrepur çiftja dhe plumbat kanë rënë mbi 12-vjeçarin. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë.