E rrallë/ Furra i djeg të gjithë shtëpinë, vetëm byrekun jo

0

Shtëpia e një çifti kroat është shkrumbuar nga zjarri që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë, por, byreku që ishte në këtë furrë, çuditërisht nuk u dogj. E zonja e shtëpisë tregon se byreku vetëm se u poq pak më shumë se zakonisht, por ishte në gjendje optimale për t’u konsumuar.

“Kisha vënë byrekun me kungull për t’u pjekur. Nuk e gjeti gjë, vetëm se u poq pak më shumë”, tregon e habitur Nada Vidović, teksa shton se zjarri ka nisur papritur dhe nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë nga banesa e tyre, e cila u shkrumbua.

“Zjarri filloi papritur. Ne kishim frikë nga një shpërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë me vete”, shtoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu