E tërhoqën zvarrë në tentativë për ta rrëmbyer, humb jetën 5-vjeçarja

0

Një vajzë pesë vjeçare humbi jetën në zonën e Lechaina në Ilia të Greqisë  pasi u rrëmbye nga disa burra me makinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke vajza e vogël ishte në një zonë rurale me prindërit e saj. Në një moment pesë vjeçarja i shpëtoi vëmendjes së prindërve të saj dhe u gjend në një rrugë rurale në zonë.

Në atë moment, grabitësit po kalonin pranë vendit të ngjarjes në makinën e tyre dhe nën rrethana ende të panjohura, e tërhoqën zvarrë pesë vjeçaren, duke e plagosur rëndë. Vajza e vogël u dërgua në qendrën shëndetësore Barda, por më pas ajo humbi jetën.

Ndërkohë policia vijon hetimet se si ndodhi ngjarja tronditëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu