Po luante teksa telefoni ishte në karikim, humb jetën 54-vjeçarja

0

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në provincën Udon Thani, ku 54-vjeçarja Yooyen Saenprasert u gjet në shtratin e saj me kabullin e telefonit në dorë.

Sipas bashkëshortit të saj, telefonin ia kishte dhuruar ai së fundmi për ditëlindje dhe shpesh herë ajo e kalonte kohën duke luajtur me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu