E tradhëtoi nervozizmi, shqiptari kapet me 10 doza kokainë në Itali

0

ITALI– Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për posedim të lëndëve narkotike pasi u kap në flagrancë me 10 gramë kokainë.

Shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë dhe ka shfaqur menjëherë nervozizëm edhe pse ishte me dokumenta të rregullta. Kjo ka shtyrë oficerët e policisë që të ushtronin kontrollin e makinës së tij ku në xhepat e saj ju gjendën dozat e kokainës të gatshme për t’u shitur.

Në përfundim të formaliteteve shqiptari u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim ku pritet të dalë para drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu