E trishtë/ Humb jetën nga përmbytjet një vajzë shqiptare në Gjermani. Emri dhe foto

0

Mediat kosovare raportojnë se një vajzë e re nga Kosova ka humbur jetë nga përmbytjet katastrofike në Gjermani.

Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku, ndërsa lajmi për humbjen e saj u bë i ditur nga familjarët fillimisht në rrjetet sociale.

“Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,”-shkruan i afërmi i saj.


Dje u raportua edhe për vdekjen e një çifti po nga Kosova, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Deri më tani në Gjermani kanë vdekur afër 200 persona e shumë të tjerë vazhdojnë të mbeten ende të zhdukur.

Aktualisht në Gjermani po bëhet pastrimi masiv nga përmbytjet, ndërsa Qeveria po shqyrton një paketë ndihme prej rreth 400 milionë eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu