E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Fejzi Spahija

0

Ditë e trishtë sot për kinematografinë shqiptare. Aktori i viteve 1960, Fejzi Spahija është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur, Teatri Migjeni në Shkodër, pasi Spahija ka shërbyes si drejtues i tij në fundit e viteve ’80.

“Me hidhërim, njoftojmë se u nda nga jeta, aktori i viteve 1960 dhe drejtuesi i teatrit tonë në fundin e viteve 80, Fejzi Spahija I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e Teatrit Migjeni.

Kush ishte Fejzi Spahia!

Kryesisht ishte aktor i teatrit “Migjeni”, Shkoder. Interpretoi edhe ne nje film te Kinostudios “Shqiperia e re” ne “Komisari i drites”. Ne fund te v. 90-te mbajti edhe postin e drejtorit te teatrit.

I takon plejades se aktoreve te viteve 60-te. Ne skenen e Teatrit “Migjeni”, Shkoder interpretoi ne shume shfaqje nga te cilat:

“Dy binjaket venecian” (11.01.1959, ne rolin e Florindos si dublant); “Tragjedia optimiste” (30.04. 1960, ne rolin e oficerit te dyte); “Maskat” (2.07.1960, ne rolin e Skenderit); “Nora” (28.12.1960, ne rolin e Veli Sokolit dublant me Bep Shiroken); “Gjuetaret e ujqerve” (21.6. 1961, ne rolin e Gjokes); “Keneta” (6.11.1961, ne rolin e Hasanit); “Plaku i maleve” (25.11.1962, ne rolin e kapitenit); “Zekthi” (20.03.1964 , ne rolin e Mikeles ); “Njerez te brezit tone” (29.11.1964, ne rolin e Fatmirit); “E bardha dhe e zeza” (13.03.1965, ne rolin e studentit); “Parimori” (20.05.1965, ne rolin e Tahirit); “Perkolgjinajt” (26.06.1965, ne rolin e Dodes); “Familja e peshkatarit” (12.03.1966, ne rolin e Dinit dublant me Serafin Fanko); “Cuca qe koriti malet” (11.09.1966, ne rolin e Lekes); “Para agimit” (19.04.1967, ne rolin e Kopanit) dhe ne shume shfaqje te tjera. U aktivizua gjithashtu ne vitin 1966 ne filmin “Komisari i drites”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu