Moti i keq në qarkun e Elbasanit

0

MOTI I KEQ NË QARKUN E ELBASANIT
PROBLEME ME RRUGËT , DISA FSHATRA TË BLLOKUAR NË GRAMSH
Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Elbasanit , duke sjellë probleme me përmbytjen e tokave bujqësore nga përrenjtë dhe lumenjtë, bllokimin e rrugëve nacionale dhe rurale si dhe mungesën e energjisë elektrike. Shtabi I emergjencave civile bën me dije se prani inertesh e guresh eshte vene re ne te gjitha akset rrugore nacionale e rurale.Gjate nates eshte bllokuar me intervale kohe nga inertet aksi Elbasan-Rrogozhine segmenti Paper-Paulesh. Ne akset nacionale Elbasan -Qafthane dhe Librazhd-Sterbleve ka prezence debore ne rruge, 5 deri 6 cm. Në Elbasan si pasojë e fryrjes së lumit Shkumbin është përmbytur një sipërfaqe toke bujqësore prej 1 hektarë në fshatin Malasej, si dhe në Njësinë Administrative Shushicë ka dalë nga shtrati gjatë natës përroi I Gurës. Banorët pohojnë faktin se sa herë bie shi përsëritet historia e daljes së përroit nga shtrati, duke rrezikuar seriozisht banesat e tyre. Banorët shtojnë se edhe pse kanë kërkuar ndihmë në bashkinë Elbasan asnjë masë nuk është marrë, madje janë nxjerrë jashtë institucionit pa një zgjidhje.

Frikshëm niveli i ujit është rritur edhe te përroi i Zaranikës, fatmirësisht deri tani nuk ka shkatuar probleme serioze. Ne bashkine Gramsh, situata paraqitet edhe më problematike, për shkak të terrenit malor.Në njësinë administrative Poroçan eshte i bllokuar fshati Gjerë dhe Holtas, si dhe paraqitet veshtiresi per ne qender te fshatit Poroçan, për shkak të prurjeve të përroit të Liçaj.Ndërkohë në Njësinë Administrativ Kushovë eshte bllokuar fshati Kërpicë, ndërsa në Pishaj eshte shembur pasarela e fshatit Liras. Për pasojë veshtiresi per kalim kanë fshatrat Bicaj, Posnovisht dhe Kishtë.
Në terren eshte Prefektja e qarkut per te pare nga afer situaten, ndërsa vëmendja është ëprqëndruar në aksin që gjatë natës ka qënë I bllokuar ai Elbasan-Rrogozhinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu