Elbasani ka humbur sot një nga figurat e tij të njohura, Mentor Sopjanin. Ai ka qenë për vite me radhë arbitër në kampionatin shqiptar të futbollit dhe më pas ka shërbyer si vëzhgues për Federatën Shqiptare të Futbollit. Së fundmi, punonte në sistemin e burgjeve.
Prej kohësh përballej me një sëmundje të rëndë, të cilës, fatkeqësisht, nuk arriti t’i mbijetojë.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.