Nga Entela Duka
Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare ish normalisti Rudolf Deliana. Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale deputetja e Elbasanit Znj. Evis Kushi.
Postimi i deputetes Evis Kushi
I trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të profesor Rudolf Delianës, një prej mësuesve më të nderuar të gjuhës shqipe në Shkollën Normale të Elbasanit dhe kryetar i shoqatës “Normalisti”.
Si pasardhës i familjes së Kostandin Kristoforidhit, profesor Rudolfi ka kontribuar me pasion dhe përkushtim të rrallë 37 vite në shërbim të formimit të brezave të rinj, duke lënë pas një shembull që na frymëzon të gjithëve.
Profesor Deliana i mbylli sytë në banesën e tij në lagjen Kala ku jetonte me vajzën dhe mbesën e tij prej vitesh. Largimi i tij nga jeta është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë qytetin.