E trishtë! Ndërron jetë në moshë të re lojtari i ri i AF Elbasani, Silvio Dumani

0

Me dhimbje të thellë është njoftuar sot ndarja nga jeta e lojtarit të ri të akademisë AF Elbasani, Silvio Dumani. Lajmi ka tronditur komunitetin sportiv elbasanas, trajnerët, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Silvio Dumani do të kujtohet për buzëqeshjen e tij të pandarë, pozitivitetin dhe energjinë që sillte në çdo stërvitje e aktivitet. Akademia dhe Klubi i Futbollit Elbasani kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dumani në këtë moment të rëndë, duke e përshkruar të riun si një talent premtues dhe një djalë shembullor brenda dhe jashtë fushës.

“Pusho në paqe, kampion. Kujtimi yt i gëzuar do të jetojë gjithmonë”, shkruhet në mesazhin e klubit.