Një 27-vjeçare nga qyteti i Beratit ka humbur betejën me Covidin, duke mbyllur sytë tragjikisht në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ishte e intubuar prej disa ditësh.
Mësohet se 27-vjeçarja është Ariola Sakollari (Gjeçi), një e re pa asnjë sëmundje shoqëruese e cila së shpejti priste të kurorëzonte në martesë dashurinë e saj.
Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.
Ditë zie ka qënë kjo e sotmja,jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.