Papunësia, problem kryesor për banorët e qytetit të Gramshit

0

Një nga problemet më të mprehta të banorëve në Gramsh është papunësia. Çdo muaj në zyrat e punës paraqiten të paktën 1000 deri në 1200 punëkërkues.

Mbyllja e ndërmarrjeve të ndryshme të punësimit ka bërë që shumica e qytetarëve “të sorollaten” e të mos t’i sigurojnë të ardhurat e familjes në vendin përkatës.

Qytetarët shprehen se shumica e të rinjve janë larguar nga qyteti i Gramshit vetëm se nuk arrijnë të punësohen diku. Ato i drejtohen shteteve të tjera për një punësim, të ardhura dhe për një ekonomi më të mirë.

Ndërtimi i HEC në qytetin e Gramshit bënë të mundur punësimin e disave prej qytetarëve por shumica prej tyre shprehen se iu vjen keq të punojnë në një vend ku dëmtohet flora dhe fauna.

Në qytetin e Gramshit mesa duket e vetmja popullsi e cila do të mbizotërojë në të ardhmen do jetë ajo e të moshuarve, kjo do të ndodhi si pasojë e largimit të të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu