Shkoi me urgjencë në spital me temperaturë të lartë, ndërron jetë një fëmijë 2-vjeçar në Elbasan.
Fëmija është paraqitur në spital ditën e djeshme rreth orës 17:00 me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.
Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.