E trishtë! U aksidentua para disa javësh, humb jetën në spital babai i dy fëmijëve në Elbasan

0

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin e trefishtë që u regjistrua para disa javësh në Elbasan 34- vjeçari Juli Sulanjaku nga Elbasani, siç informon gazetarja e Faxnews Entela Duka. Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, ku u përfshin 3 automjete dhe mbetën të plagosur dy persona.

Në deklaratën për median, policia bënte me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, por e vërteta është ndryshe, pasi qysh në momentin që të plagosurit janë dërguar në spital ata kanë qënë në gjendje kritike për jetën, veçanërisht 34-vjecari, i cili ndërroi jetë sot.

Babai i dy fëmijëve ka qënë duke shkuar për të marrë fëmijët në shkollë teksa është goditur nga një makinë me shpejtësi të lartë. Prej më pak se një muaj 34-vjecari luftoi në spital, por nuk mundi dot ta fitonte betejën me jetën. Ai përcillet sot në banesën e fundit, duke lënë pas trishtim dhe dhimbje të thellë.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu