E turpshme/ “Për Zotin unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull do të bjeri…” Gjergj Luca shfrenon gojën me gazetaren

0

 

Sot u regjistrua një konflikt mes kandidatit të PD Luçiano Boçi dhe biznesmenit të peshkut, Gjergj Luca. Të dy dhanë versionet e tyre.

Luçiano Boçi nga njëra ana u shpreh se ishte ai i cili u dhunua për motive politike nga biznesmeni Luca, ku dëshmi e fjalëve të tij ishin shënjat e dhunës në pjesën e fytit.

Nga ana tjetër Luca u shpreh se ishte Luçiano Boçi agresori që e nisi dhunën fizike. Kur u pyet nga gazetarja Entela Duka se ku i kishte shenjat e dhunës, biznesmeni u përgjigj me një gjuhë rruge dhe denigruese për një femër duke thënë: “Për zotin, unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, të bie nga dora”

Gjergj Luca: Politika është e rujtme nganjëherë dhe e anashkalon policia, unë nuk jam në fakt për të bërë këto leksione. Unë jam i dhunumi siç ju e shihni.

Gazetarja Entela Duka: Në fakt shenjat i kishte Luçiano Boçi se ja pamë po ju ku i keni?

Gjergj Luca: Për zotin, unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, të bie telefoni nga dora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu