Ditën e sotme në stadiumin Air Albania pritet të nis vaksinimi i atyre që kryeministri Rama i cilësoi si personalitete. Por përpara se të nisë vaksinimi i tyre është kapur një episod i pazakontë, ku një qytetar 91-vjeçar shihet në portën e stadiumit dhe kërkon që të hyjë brenda për të bërë injektim.
Teksa tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyj pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.
Gazetarja: Sa vjeç jeni ju?
Qytetari: Jam 91-vjeç
Gazetarja: Për çfarë keni ardhu ju zotëri?
Qytetari: Kam ardhur për të bërë vaksinën.
Gazetarja: Nuk ju ka lajmëruar njeri për ta bërë?
Qytetari: Jo, jo!
Gazetarja: Është thënë që do vaksinohen personalitete sot?
Qytetari: Edhe unë personalitet jam, jam veteran i luftës.
Burimi: Faxweb
blob:https://www.facebook.com/113a1e8b-0778-4225-91e2-918e2e79dc69