Në teatrin “Skampa” të Elbasanit, u mbajt premiera e stand up comedy-s më të re të Edi Ogës, me titullin “O sa mirë me qenë shqiptar”. Me humorin e tij karakteristik dhe temat e marra nga jeta e përditshme, Oga arriti të mbajë publikun për më shumë se një orë e gjysmë mes të qeshurash e duartrokitjesh të pandërprera.
Në fjalën e tij, Edi Oga u shpreh se kjo është premiera e dytë që ai zgjedh ta nisë nga Elbasani, një qytet që sipas tij e mirëpret gjithmonë me ngrohtësi dhe reagime të sinqerta.
Pas suksesit në Elbasan, turi i “O sa mirë me qenë shqiptar” do të vijojë në disa qytete të tjera të vendit, si Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Fieri, ku me gjasë do të mirëpritet njësoj si premiera e tij e parë, “50 pa pak”.
Me një stil të drejtpërdrejtë dhe plot energji, Edi Oga arrin të sjellë në skenë realitetin shqiptar përmes humorit, duke e bërë publikun të reflektojë dhe të qeshë njëkohësisht.
Infoweb Media





