Edi Rama flet në lidhje me zëvëndësimin e njerëzve nga inteligjenca artificiale

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe aplikimin tek komisionet e prokurorimeve publike si një mënyrë për të luftuar korrupsionin. Në podcastin e tij Edi Rama thekson rëndësinë e zëvëndësimit të njerëzve me inteligjencën artificiale duke ndihmuar në transparencën e procesit.

“Prokurimet që janë një problem nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Me modelin e inteligjencës artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet këtë gjë. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm” u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi se dixhitalizimi i sistemit do bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tenderit duke shmangur edhe burokracitë.

“Sepse në fund të ditës të gjithë ato qindra mijëra ndërveprime që bëjnë njerëzit, shko merr ketë, bjer atë letër merr atë letër, të mungon kjo, kështu ashtu… ato ua bën algoritmi, i bën modeli” shtoi ai.

Dixhitalizimi i sistemit, i jep mundësi Agjencisë së Prokurimit Publik, që të hetojë të dhënat e kompanive pjesëmarrëse, në mënyrë që të mos marrin pjesë në garë kompani fiktive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu