Edi Rama flet si ‘demokrat’ nga Kavaja: E djathta tradicionale do të thotë…

0

 

Është shume e rëndësishme të mos harrohet të thuhet pse ata nuk e meritojnë një shans tjetër. Shumëkush harron, por unë jam i vetëdijshëm që njerëzit e mirë dhe të ndershëm, kanë të drejtë të jenë të mërzitur, të pakënaqur. Kanë të drejtë të kërkojnë shumë më shumë nga ne. Ne jemi të detyruar të pranojmë se ata kanë të drejtë dhe ne duhet të përpiqemi më shumë. Duke punuar çdo ditë e më shumë. Duke e treguar që ne përpiqemi të jetojmë me kohën dhe sfidat e kohës. PS-ja ka një skuadër që shkojnë te njerëzit duke iu ofruar jo përsëri atë gjë që kemi ofruar 4 apo 8 vite më parë, por diçka të re. Njerëzit kanë mundësi të zgjedhin mes shumë kandidatëve. Që përfaqësojnë qofte eksperiencën qoftë të renë. Pavarësisht se mund të mos jenë socialistë 24 karatë janë njerëz punëtorë. Këtu në Kavajë kemi 2 njerëz që janë dy ekstreme që për sa i përket rrugës nga kanë ardhur. Njëri është Etieni që vjen nga një rrugë studimesh, dhe një kohësisht kemi dikë që është përfshirë në PS me ide të reja dhe përfaqëson një grup njerëzisht që i përkasin një gjenerate të re. Ndërsa kandidati tjetër, është një qytetar i mirënjohur në qytetin e Kavajës. Nuk është i biri i dikujt me emër. Vjen nga një histori tjetër. E djathta tradicionale do të thotë anti-komunizëm dhe anti-fashizëmn. Ashtu siç është PS-ja. Anti-komunizmi ynë është me fytyrë njerëzore. Ne nuk kemi luftë shtrigash. Atë ja kemi lënë komunistave më të mëdhenj që përfaqësohen nga Profesor Doktor Sali Berisha. Ajo nuk është e djathta tradicionale, ajo është KÇK. Kavaja është sot në gjendje të bëjë diferencën. Kur futeshe këtu në Kavajë dukej sikur futeshe në një zonë kiameti në Palestinë. Ishte një tmerr, sikur hyje në zonë luftë. Mbledhur të gjithë pa punë. Bingo nga 4 anët. Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje ishte qyteti i mbushur me plehra nga 4 anët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu