Edi Rama lëshon gjuhën kundër Metës: Do merret parlamenti me të

0

Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë në një debat publik pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar mjaft ashpër kundër Presidentit Ilir Meta, të cilin e quajt përdhunues të zgjedhjeve.

Sipas Ramës, Meta do të hyjë në histori si Presidenti i parë që shënohet në raportin e OSBE-ODIHR si dhunues i zgjedhjeve.

Më tej, Rama u shpreh se Meta është dënuar si asush tjetër më parë nga populli dhe Parlamenti aktual do të merret me të, pasi e ka turpëruar popullin shqiptar si askush tjetër më parë.

“Me Ilir Metën do të merret parlamenti i Shqipërisë. Ilir Meta është dënuar nga populli shqiptar. Ky parlament do merret me të jo ai i ardhshmi. Ilir Meta është dënuar nga populli shqiptar në mënyrën më shembullore. Unë e di shumë mirë që për mua nuk është e lehtë që të kafshoj gjuhën kur më vijnë batutat, sarkazmat. Për mua kanë arritur maksimumin që mund të arrinte. Nuk mund të shkonte më tutje. PD-ja do të rritet, LSI do të bjerë. Ilir Meta është dënuar si askush nga populli shqiptar. E ka turpëruar popullin shqiptar si askush tjetër. Është i pari që hyn në histori qe hyn në raportin e OSBE-ODIHR-it si dhunues. Është përdhunues i zgjedhjeve“, përfundoi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu