I pyetur nga moderatorja Anisa Bahiti për mbylljen e TikTok nga Kryeministri Rama, hoxhë Kalaja u përgjigj:
‘E kam shprehur mendimin tim. Nuk kam qenë dakord për mbylljen. Por ne duhet të punojmë që të edukojmë brezin e ri. Nuk mendoj se të gjithë fajin e ka TikTok. Ne problemin e kemi në familje, te shkolla, te kurrikula mësimore. Përse të mos ketë edukatë religjoze në kurrikulën mësimore shqiptare? E ka Austria, Gjermania, Finlanda, Anglia që janë shtete demokratike, evropiane ku demokracia ka shekuj. Përse nuk duhet të ndjekim shembullin e Evropës. Unë mendoj se duhet të puojmë ne. Ose mund t’i vihen disa kushte. Në Kinë p.sh ka karakter edukativ. Shteti mund të vendosë politika, ta orientojë. Pra nuk duhet ta mbyllë. Unë mendoj se është interesant për moshat e tjera, është një mënyrë edhe relaksimi. Pra nuk pajtohem’.