Edi Rama shkon sërish në shtëpinë e babait të Klodian Rashës pasi ai e refuzoi pensionin e posaçëm dhe tha se qeveria i vrau djalin për herë të dytë

0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkuar për herë të tretë në banesën e familjes Rasha, djali i të cilëve Klodiani u vrá pranë banesës së tij nga një efektiv Policie i “Shqiponjave”. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Rama e ka vizituar familjen Rasha mëngjesin e sotëm, ku po qëndron prej disa minutash.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje, ndërsa vrásjen e tij, ende pa u dhënë fjala e fundit nga drejtësia e konsideroi aksidentale.

Babai i Klodian Rashës e konsideroi vendimin e qeverisë një vrásje të dytë për familjen e tij, dhe tha se nuk kishte nevojë për para.

”Kryeministri Edi Rama ka ardhur dy herë personalisht në shtëpinë time. E kam mirëpritur dhe do ta mirëpres sa herë të mendojë për të ardhur për të më ngushëlluar në familjen time. I kam kërkuar kryeministrit, zoti kryeministër kam kërkuar që nga dita e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi.

Nëse kryeministri im më jep drejtësinë e djalit që të qetësohet shpirti i atij atje, por të qetësohen dhe zemrat e mia, zemrat e gjithkujt që e ndiejnë fëmijën tim si djalin e tyre, ky është vlerësimi, ky është kompensimi, kjo është gjithçka.

Në qoftë se vendimi apo gjykimi del me të tilla hipoteza, siç janë ngritur alibi nga më të ndryshmet, jo aksidentale, jo kalim kompetencash, këto janë gjëra që unë prapë kam besim tek gjykata, tek prokuroria. Drejtësinë e japin ato. Në qoftë se ato e gjykojnë që të jepet drejtësi, të jepet. Unë nuk kërkoj mëshirë, nuk kërkoj lëmoshë.

Nuk kërkoj të më bësh një nder. Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe vetëm ligji. Nëse manipulohen ato mos harrojmë kam bërë dhe unë punën time për aq sa më takon. Ca materiale i kam dhe unë në xhepin tim. Ta dinë të gjithë. Ai është një vend i monitoruar nga 100 kamera, në mos njëra tjetra dhe në qoftë se manipulohet një kamerë apo një tjetër, ca i kam vetë në xhep, ta dinë të gjithë”, u shpreh dje babai i Klodian Rashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu