Edi Rama takim me Grupin Parlamentar Socialist në Elbasan. Ja për çfarë diskutohet

0

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, datë 7 shtator, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka vendosur që të mbledhë grupin parlamentar të PS-së në qytetin e Elbasanit. Takimi do të zhvillohet në një resort në dalje të qytetit.

Kreu i PS-së, Edi Rama i shoqëruar nga Taulant Balla kanë qenë ndër të parët që kanë arritur.

Por për cfarë është mbledhur grupi i PS-së?

Në fokus do të jenë disa cështje duke filluar nga asambleja që do të zhvillohet në shtator, ‘ndezja e motorëve’ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, analiza e punës së qeverisë, por edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për hapjen e listave dhe koalicionet pas ndryshimeve Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu