Efektivët rrahin në komisariat 17-vjeçarin dhe e nxjerrin në mes të natës me shenja në fytyrë

0

 

Një i mitur 17 vjeç, i identifikuar me inicialet A.M., i cili mori pjesë në protestën e ditës së djeshme në qytetin e Durrësit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha është shoqëruar nga policia. Ai u mbajt për disa orë në komisariat, ndërsa u lirua rreth orës 1 të natës me disa shenja në fytyrë.

Burime  bëjnë me dije se pas shumë përpjekjeve për të folur, 17-vjecari ka pranuar që shenjat ia ka bërë policia. Ai ishte i frikësuar pasi efektivët i kanë bërë terror që të mos flasë se cfarë ka ndodhur brenda rajonit.

Edhe në protestën e një dite më parë, një fëmijë 12-vjeçar u shoqërua nga policia, ndërsa nënës i thanë se arsyeja e shoqërimit është fakti se ka gjuajtur me gurë dhe i kanë thënë se do të qëndrojë 3 ditë brenda, por më pas e kanë njoftuar që mund ta marrë fëmijën në orën 4.

Kujtojmë se prej tre ditësh, protesta të dhunshme kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytete të tjera të Shqipërisë si shprehje e revoltës ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Protesta e të mërkurës u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli sulmimin e institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria.

Dy ditë më parë, përplasjet e para mes uniformave blu dhe të pranishmëve në tubim u regjistruan pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar u përplas me uniformat blu, të cilët iu kundërpërgjigjën në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës.

Gjatë fjalimit të tij Rama njoftoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen pas ngjarjes të rëndë. Gjithashtu numri 1 i qeverisë deklaroi se vrasja e 25-vjeçarit është një episod i shkëputur dhe nuk paraqet frymën e Policisë së Shtetit.

Por mesa duket as dorëheqja e ministrit nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët po vijojnë të organizojnë tubime të njëpasnjëshme, dhe kësaj here ata kërkojnë larfgimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, kërkesë të cilën kryeministri Rama e ka refuzuar kategorikisht.

Protestat e njëpasnjëshme vijnë si produkt i ngjarjes së rëndë të mesnatës së dtitës së martë, ku një efektiv policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodia Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu