Shoqërohet me forcë në komisariat kryeradaktori. Ndërhyri për të ndaluar policët që po rrihnin barbarisht një të mitur

0

Gjatë protestës së sotme uniformat blu kanë shoqëruar kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, i cili ndodhej në zonën e ish-Bllokut.

Kryeredaktori mësohet se është ndalur në momentin sapo ka dalë nga redaksia, kur u përpoq të ndalte disa efektivë të cilët po rrihnin një minoren. Në ato momente është afruar patrulla e policisë dhe ka shoqëruar me forcë kryeredaktorin në komisariat.

Protesta e sotme e mbajtur në kryeqytet u shoqërua me represion policor nga ana e efektivëve, të cilët shoqëruan masivisht të rinjtë që u mblodhën për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu