Efektivi i Repartit Zjarrfikës në Gramsh ngre çadër për familjen e dëmtuar nga rrëshqitja e tokës (Foto)

0

Efektivi i Repartit Zjarrfikës në Gramsh ngriti një çadër për familjen e dëmtuar nga rrëshqitja e tokës në fshatin Holtas të Njësisë Administrative Poroçan.
Banesa në pronësi të kryefamiljarit Flamur Kllogjri pësoi dëmtime të mëdha si pasojë e rrëshqitjes së tokës në këtë fshat. 5 pjestarët e familjes, dy fëmijë, prindërit dhe gjyshja e tyre mbetën në qiell të hapur.
Sikur të mos mjaftonte kjo fatkeqësi, nëna e dy fëmijëve është operuar dy herë nga zemra.
Menjëherë pas dëmtimit, u njoftua pushteti vendor dhe bashkia Gramsh që dërgoi atje një grup ekspertësh. Banesa u klasifikua si e pa banueshme. Ndaj u morën masa për të siguruar strehim për pjesëtarët e kësaj familje.
Bashkia Gramsh arriti të gjejë paraprakisht një çadër për të sistemuar familjen Kllogjri. Njëkohësisht kanë nisur procedurat që kjo familje të përfitojë nga Emergjencat Civile në të tilla raste.
Për të vendosur çadrën drejt fshatit të thellë malor udhëtoi ekipi zjarrfikës i bashkisë së Gramshit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu