Elbasan/ Kush është zjarrfikësi që u plagos sot ndërsa po fikte makinën e atentatit. Ja tregimi i tij (Emri, foto)

0

Pas atentatit ndaj Ardian Çapjas, i plagosur mbeti edhe një punonjës i zjarrfikëses. Pak minuta pas sinjalizimit për plagosje një makinë u gjet e djegur në zonën e Fushë Mbretit, ndërsa sipas burimeve bëhet me dije se brenda saj ka pasur fishekë të pashpërthyer.

Gjatë aksionit për fikjen e zjárrit brenda saj ka mbetur i lënduar dhe një punonjës i zjárrfikëses së Elbasanit, Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç i cili ka marrë një plumb.

Muhaxhiri ka thënë në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ka pasur një si shpërthim, por që nuk e kanë kuptuar në fillim çfarë ishte.

“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, por filloi dhimbja e këmbës. Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.

Njoftimi i policisë

‘Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volksëagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Çfarë mund të ketë pasur?

Aty shpërtheu një predhë a diçka, nuk e di fort mirë

Në derën e pasme të automjetit kishte një vrime? Mund të jetë plumbi?

Ai ishte

Ka pasur armë brenda makinës?

Po, ka pasur

Kishte snajper?

Nuk e di saktësisht

Po zjarri ç’pjesë të makinës kishte përfshirë në fillim?

Zjarri e kishte përfshirë komplet mjetin

Patët frikë?

Nuk pata se kam disa vite që operoj në zjarrfikëse dhe nuk më ka bërë shumë përshtypje kjo plasja që ndodhi, kujtova se ishte normale, si gomë.

Te cila këmbë jeni dëmtuar?

Te këmba e djathtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu