Efektivi prek flamurin kuqezi, protestuesi: Ç’lloj rrace jeni ju more, jeni serbë?

0

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit të cilët janë mbledhur sërish për të vazhduar protestën e nisur në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm. Qytetarët të cilët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve kanë njoftuar se do të rrinë para kryeministrisë për 24 orë.

Në argumentin e dhënë nga policia thuhet se shpërndarja po bëhet për shkak se protestuesit nuk kanë marrë leje për një protestë që do zgjaste edhe më shumë. Kjo është hedhur poshtë nga protestuesit të cilët thanë se njoftimin e kishin dorëzuar për protestë 24 orëve.

“Folni mor zotëri, më jepni një argument ligjor përse keni ardhur këtu. Ne e kemi një qëllim pse kemi ardhur këtu. Ju çfarë pune keni këtu? Nëse është ndonjëri prej jush burrë të na shpjegojë përse keni ardhur këtu të ndaloni protestuesit?” – u shpreh njëri prej protestuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu