Eglantina Çuni (Kalemi) trajnerja nga Elbasani, kandidate më e re e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

0

 

Nga Deni Dushku

Eglantina Çuni dhe kontributet e saj ne sport janë te shumta. Kontibuti i saj nis 28 vite më parë si sportiste aktive, më pas si mësuese e edukimit fizik në shkolla të ndryshme, aktualisht ne gjimnazin “Vasil Kamami” dhe së fundmi është një nga kandidatet për presidente të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Duhen përmendur edhe titujt e çmimet e shumta të fituara, duke theksuar triumfin me 4 tituj “Kampion Shqipërie” në vitin 2019,ku ekipi i peshëngritjes së femrave me në krye Eglantina Çunin kanë rrëmbyer plot katër kupa për qytetin e Elbasanit.

-Si nisi dëshira juaj e madhe për sportin e peshëngritjes?
•Unë jam marrë me sport që në fëmijëri dhe gjithmonë jetën time e kam lidhur me sportin.Në vitin 2003 jam bërë pjesë e sportit të peshëngritjes ,sepse ky sport më bëri të ndjehem më e plotësuar.Sot jam trajnere e një grupi vajzash që stërviten dhe luftojnë çdo ditë për të marrë rezultate.

-Çfarë ju shtyhu drejt këtij kandidimi?
•Kur filloi gara për presidentin e peshëngritjes mendova që pse mos te kandidoj dhe kontribuoj sa më shumë për të mirën e peshëngritjes.Njoh çdo problematikë,sepse vetë vij nga baza e këtij sporti ,ku përballem çdo ditë me sportistët dhe problemet e tyre të përditshme.Kam pasione,ide dhe ëndrra që dua t’i realizoj.

-A e sheh një risi kandidimin e një femre në krye të një prej federatave më të rëndësishme?
•Kandidimi im si femër është një risi,por në të njejtën kohë do ta quaja edhe diçka normale, përderisa në peshëngritje ka edhe sportiste femra që kanë bërë histori .
Nëqoftëse do ta fitoj këtë post të rëndesishëm,kjo gjë do të jetë një bonus për emancipimin e femrave , që ta shikojnë peshëngritjen si një sport të bukur dhe jo si një tabu.

-Cilat janë disa nga synimet tuaja si presidente e FSHP-së?

•Programi im është e ardhmja:
1.Të nxjerrim të gjitha problematikat që ky sport ka sot dhe të ndërtojmë një plan emergjence për të bëre më të mirën në start.
2.Të evidentojmë talentet e reja dhe të krijojmë sa me parë kushtet optimale për stërvitje dhe të mundësojmë mbështetje financiare për këta talente duke lobuar në klubet ku aderojnë.
3.Sportistëve elitarë me rezultate të larta t’u krijohen kushte sa më komode për stërvitje dhe çdo problematikë e tyre të evidentohet në kohë nga grupet e inspektimit.

-A keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga ky sport për shkak të kushteve jo të përshtatshme?
•Kur unë kam filluar të merrem me këtë sport, si sportiste edhe si trajnere, kam filluar me kushte nga më të vështirat dhe kam luftuar fort për t’i krijuar ekipit të vajzave kushte optimale me mbështetjen e Bashkisë Elbasan.Këtu gjej rastin për të falenderuar familjen Çerri, Z. Tan Topi, E.Luzi , A.Hoti .Nuk mund të harrojmë Federatën e Peshëngritjes duke na mundësuar kompletet e shtangës dhe mbështetja e padiskutueshme e I.Topuzit dhe I.Çelës që për hir të së vërtetës na ka hapur derën e palestrës së Elbasanit për të filluar veprimtarinë ekipi i vajzave.
Dua ta përmbyll duke thënë se unë jam njeri i sportit dhe si e tillë do të bëj pakt me sportistët dhe trajnerët për të çuar përpara sportin e peshëngritjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu