Bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit nga EULEX nuk ka mbetur pa u komentuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Hoti është shprehur se instuticionet e Kosovës janë shembull i bashkëpunimit të drejtësisë vendase dhe asaj ndërkombëtare.
Statusi i kryeministrit
Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish-Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.
Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.
Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.
Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





