India po përjeton rritje të shpejtë ekonomike dhe inflacion të ulët, por përballet me sfida serioze si papunësia, dobësia e investimeve private dhe presioni mbi eksportet. Këto të fundit që pas vendosjes së tarifave të SHBA-ve e kanë vënë vendin në vështirësi.
India pritet të bëhet ekonomia e dytë më e madhe në Azi, pas Kinës në fund të këtij viti. Teksa Ministria e Financave përgatitet të paraqesë buxhetin vjetor, ekonomia e vendit duket në formë të mirë.
Inflacioni është nën kontroll, prodhimi bujqësor ka qenë i fortë dhe uljet e taksave vitin e kaluar kanë nxitur konsumin.
Por, pas këtyre shifrave pozitive fshihen probleme strukturore. Papunësia mbetet shqetësimi kryesor, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, ku kompanitë kanë ndaluar punësimet.
Inteligjenca artificiale po godet sektorin e shërbimeve dhe punët e zyrës.
Eksportet janë nën presion për shkak të tarifave 50% të vendosura nga SHBA-ja, ndërsa investimet private dhe të huaja mbeten të dobëta.
Ekonomistët paralajmërojnë se rritja e fortë e GDP-së po fsheh mungesën e investimeve dhe problemeve në tregun e punës.





