Gramshi ndër bashkitë më të goditura nga zjarret ja sa përfiton dëmshpërblim

0

 

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime janë shpërndarë për 15 bashki të vendit që u prekën nga zjarret e verës, duke prekur dhjetëra familje, prona dhe sipërfaqe të tëra toke bujqësore.

Rasti më i rëndë është ai i Krujës, ku janë akorduar 146 milionë lekë, si pasojë e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga flakët në banesa, ekonomi familjare dhe territore pyjore.

Ndikimi i zjarreve është ndjerë ndjeshëm edhe në Qarkun Elbasan, ku Gramshi përfiton 86,6 milionë lekë dëmshpërblim, një nga shifrat më të larta në rang qarku, çka tregon përmasat reale të dëmeve në këtë zonë. Po ashtu, Peqini përfiton 4 milionë lekë, ndërsa Librazhdi 0,2 milionë lekë, për dëmet e shkaktuara gjatë sezonit të verës.

Dëmshpërblimet vijnë si një përpjekje për të lehtësuar barrën ekonomike të familjeve të prekura, të cilat humbën prona, të ardhura dhe burime jetese, ndërsa shumë zona vijojnë ende të përballen me pasojat afatgjata të zjarreve.